‘Dhunë ndaj demokracisë’, Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

‘Dhunë ndaj demokracisë’, Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri TV, teksa foli për zhvillimet politike në vend, theksoi shqetësimet lidhur me përdorimin e dhunës politike dhe shkeljen e institucioneve demokratike nga ana e qeverisë.  Abilekaj u shpreh se situata aktuale nuk është një çështje e thjeshtë politike, por një akt dhune ndaj demokracisë, duke aluduar në veprimet e Kryeministrit Rama dhe sjelljen e tij në Kuvend, ku kërkoi të mbyllte debatet dhe të shpërfillte opozitën. Për gazetarin, ky është një moment i rëndësishëm që tregon rënien e institucioneve demokratike dhe përpjekjet për të shkatërruar opozitën e pavarur. Abilekaj shtoi se, përveç kësaj, ka një përpjekje të vazhdueshme për të instaluar ministra të cilët ai i quajti “robota”, duke theksuar se në këtë mënyrë...