Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, ligj i cili konsiston në dënim me burg për ata që përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm të tilla si ‘deepfakes’. Kryeministria Giorgia Meloni është shprehur se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në mënyrën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Projektligji prezanton dënime me burgim nga një deri në pesë vjet për përhapjen e paligjshme të përmbajtjes së gjeneruar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale . Ligji parashikon dënime më të ashpra për përdorimin e teknologjisë për të kryer krime, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore...