Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ishte varrosur e gjallë nga prindërit e saj, bariu i zonës shpëton foshnjën 20-ditëshe
Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma. Foshnja u gjet rastësisht nga një bari i zonës, pasi dëgjoi britma të dobëta që vinin nga poshtë një grumbulli dheu. Bariu deklaron se kishte parë një dorë të vogël që dilte nga balta dhe kishte njoftuar menjëherë policinë. Incidenti ndodhi në distriktin Shahjahanpur në shtetin më të populluar të Indisë ndërkohë që tani foshnja po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv. Drejtori i kolegjit mjekësor, doktori Rajesh Kumar, tha për BBC-në se foshnja u soll e mbuluiar nga dheu dhe merrte frymë me vështirësi, pasi balta i kishte hyrë në gojë dhe në vrimat e hundës. “Ajo ishte në një gjendje kritike, po tregonte...