Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, akuzohet për lidhje me grupin “Çopja”

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, akuzohet për lidhje me grupin “Çopja”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm për masën e sigurisë “arrest në burg”. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK-ut, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan. Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës. Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vetingut.