EMRI/ Kërcënoi me jetë efektivët që shkuan për ta arrestuar në shtëpi, përfundon në pranga 26-vjeçari në Korçë

EMRI/ Kërcënoi me jetë efektivët që shkuan për ta arrestuar në shtëpi, përfundon në pranga 26-vjeçari në Korçë

Një operacion policor është finalizuar me sukses nga Policia e Korçës. Në kuadër të operacionit të koduar “Again”, u arrestua në flagrancë një 26-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, i cili këtë herë mbante sërish armë zjarri dhe kërcënoi me jetë efektivët e Policisë. Sipas njoftimit zyrtar, Renato Lipe, banues në Korçë, ka refuzuar të hapë derën gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore. Gjatë ndërhyrjes, ai ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë, e cila kishte fishek në fole dhe ishte gati për qitje, duke e drejtuar ndaj punonjësve të Policisë. Pas disa thirrjeve dhe një ndërhyrjeje të kujdesshme, Policia arriti të neutralizojë dhe arrestojë autorin pa shkaktuar incidente të tjera....