Miratimi i programit qeverisës, Peleshi: Kuvendi do të vijojë punën, mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës

Miratimi i programit qeverisës, Peleshi: Kuvendi do të vijojë punën, mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, reagoi përmes rrjeteve sociale pas seancës së sotme plenare, ku u miratua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave. “Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për ‘Shqipërinë 2030’. Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi“, tha Peleshi. Top Channel