Dita e Kushtetutës së SHBA, VanHorn mesazh para drejtuesve të institucioneve të drejtësisë: Mos harroni, Kushtetuta është më shumë se një dokument ligjor

Dita e Kushtetutës së SHBA, VanHorn mesazh para drejtuesve të institucioneve të drejtësisë: Mos harroni, Kushtetuta është më shumë se një dokument ligjor

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka marrë pjesë në pritjen në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Gjatë këtij takimi ku prezentë kanë qenë përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë në vendit tonë, mes tyre kreu i SPAK Altin Dumani, por edhe përfaqësues të politikës, si Niko Peleshi, VanHorn u shpreh ndër të tjera se Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale, mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit. “Të nderuar të ftuar, është një privilegj të qëndroj para jush sot ndërsa përkujtojmë Ditën e Kushtetutës – një ditë që na kujton fuqinë e qëndrueshme të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e cila mbron të drejtat...