Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Diabeti i fshehur, sëmundja që prek miliona njerëz pa e ditur: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni
Diabeti është një nga sëmundjet kronike më të përhapura sot në botë. Por, ajo që e bën edhe më shqetësues është fakti se shumë persona e kanë pa qenë të vetëdijshëm. Sipas studimeve ndërkombëtare, pothuajse gjysma e njerëzve me diabet nuk janë të diagnostikuar, pra jetojnë me të pa e ditur. Ky fenomen njihet si “diabeti i fshehur”. Çfarë është diabeti i fshehur? Diabeti i fshehur është gjendja kur një person ka nivel të lartë të sheqerit në gjak, por ende nuk ka marrë diagnozën zyrtare nga mjeku. Shpesh simptomat janë të lehta, që ngatërrohen me lodhjen e përditshme ose nuk shfaqen fare në fillim. Shenjat që nuk duhen injoruar Edhe pse mund të jetë i heshtur, disa shenja paralajmëruese janë: Etje e shtuar dhe...