Mbrëmja mbretërore në Windsor/ Moda, bizhutë dhe mesazhe të fshehura në një darkë historike

Mbrëmja mbretërore në Windsor/ Moda, bizhutë dhe mesazhe të fshehura në një darkë historike

New York Fashion Week u mbyll, por këtë javë, vëmendja e botës së modës u përqendrua në një tjetër “pasarelë”, një tavolinë 50 metra e gjatë në Kalanë e Windsorit. Në sallën madhështore të Shën Gjergjit, mbrëmjen e së mërkurës, personazhet më të lartë mbretërorë dhe të ftuarit specialë sollën glamurin në përmasa perandorake, larg modestisë së zakonshme të pasarelave moderne. Princesha Kate dhe tiara legjendare: Elegancë britanike me fije ari Princesha e Uellsit shkëlqeu me një mantil të mbyllur në qafë, me qëndisje të artë dhe punim filigran, nga dizajnerja britanike Phillipa Lepley, e njohur për veshjet e saj të nusërisë. Poshtë, ajo mbante një fustan të bardhë prej mëndafshi pa rripa, ndërsa flokët e saj, tani bionde, ishin lëshuar lirshëm. Në kokë, tiara...