Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bardhi: Rama ka klonuar pushtetin në version virtual… Shqipëria drejtohet nga korrupsioni në ‘3D’
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas seancës së sotme plenare, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për instalimin e një regjimi që sipas tij, funksionon përmes propagandës, korrupsionit dhe shtypjes së opozitës. Duke përdorur referenca nga Orwell dhe Solzhenicin, Bardhi e cilëson ministren virtuale ‘Diella’ si një “fasadë dixhitale për të mbuluar vjedhjet reale”, ndërsa e quajti qeverinë “një makineri të programuar për të shërbyer krimin dhe oligarkinë”. Reagimi i plotë në FB: Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi. Edi Rama do një opozitë pa...