Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, i gjendet një ‘thes’ me para të falsifikuara
Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare. Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha. Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara. Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor. Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit. Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga...