pamjet e perplasjes
TIRANË– Ndarja e dhomave në Qytetin Studenti është shoqëruar me tensione, ku policia ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhunë një grup vajzash, që akuzuan se procesi po bëhet në mënyrë jotransparente. Në një video që është postuar nga JOQ, dërguar nga vetë studentet, thuhet se iu është dashur që të qëndrojnë në radhë dhe pritje deri në orën 3 të mëngjesit, pa mundur që të marrin një dhomë.
“Përshëndetje, JOQ! Sot, në konviktet e Qytetit Studentit, policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë në konviktet e reja. Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, shkruhet në denoncim.
/ZËRI
