Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza

Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza

Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 20-vjeçar nga Kamza në momentin që ishte duke marrë pakon me drogë në një degë postare në kryeqytet. Pakoja me 593 gramë kanabis e cila vinte nga Spanja u sekuestrua si provë materiale. Blutë kanë shpallur në kërkim porositësin e pakos. “Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”. Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i...