Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“MAGA po përfiton nga vrasja e Charlie Kirk”/ Deklaratat ndaj Donald Trump, rrjeti televiziv pezullon nga puna prezantuesin e njohur amerikan
Rrjeti televiziv amerikan ABC ka pezulluar për një kohë të pacaktuar prezantuesin e emisionit të orëve të vona, Jimmy Kimmel, pas komenteve të tij mbi të shtënat me armë ndaj influencuesit konservator Charlie Kirk. “Jimmy Kimmel Live do të anulohet për një kohë të pacaktuar”, tha një zëdhënës i rrjetit në pronësi të Disney-t. Vendimi erdhi pas kritikave se deklaratat e Kimmel-it ishin “fyese dhe të pandjeshme”. Në monologun e tij, Kimmel tha se “banda MAGA” po përpiqej të përfitonte politikisht nga vrasja e Kirk-ut, duke ironizuar gjithashtu reagimin e Presidentit Donald Trump. Menjëherë pas njoftimit, Trump e përshëndeti pezullimin duke e quajtur “lajm të shkëlqyer për Amerikën”. Nexstar Media dhe Sinclair, dy nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes televizive në SHBA, njoftuan se...