Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dasma e djalit të Jozefina Topallit shkakton debat në studio, gazetari përplaset me Armand Pezën: Trego kush të pagoi, mos i mbro kaq shumë
Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të provokojë debate të nxehta. Gjatë emisionit “Top Story”, gazetari Ronaldo Sharka dhe analisti Armando Peza janë përplasur në studio, në një debat të drejtpërdrejtë mbi simbolikën dhe vendin ku u mbajt ceremonia martesore. Sharka, duke komentuar ngjarjen, tha se dasma ishte një mënyrë për të treguar pozicionin e familjes Topalli si pjesë e elitave ndërkombëtare. “Jam i bindur që dasma është bërë aty për të treguar se ne jemi një familje që i përkasim elitave ndërkombëtare, aty ku martohen më të mirët, në Vatikan,” deklaroi ai.