Shërbimet publike kundrejt uljes së taksave: Çfarë janë të gatshëm të sakrifikojnë evropianët?

Shërbimet publike kundrejt uljes së taksave: Çfarë janë të gatshëm të sakrifikojnë evropianët?

Katër në dhjetë qytetarë të Bashkimit Evropian mendojnë se taksat janë shumë të larta dhe mbështesin uljen e tyre, edhe nëse kjo do të thotë më pak ose shërbime publike me cilësi më të ulët. Vetëm një e katërta do të pranonte të paguante më shumë për shërbime më të mira, ndërsa një pjesë e ngjashme preferon të ruajë gjendjen aktuale. Anketa e fundit e Eurobarometrit, e kryer në prill 2025, tregon se 39% e europianëve janë për uljen e taksave, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e investimeve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe infrastrukturë. Vetëm 27% kërkojnë taksa më të larta për shërbime më të mira, ndërsa 26% duan të mbeten në nivelin aktual. 8% nuk janë të sigurt. “Vështirësitë ekonomike në Evropë tani...