Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Regjistrimet në fakultete/ Raundi I fundit deri ne 20 shtator
Të gjithë maturantet që dëshirojnë te ndjekin shkollën e lartë dhe nuk kanë fituar asnjë degë studimi kanë dhe një mundesi tjetër. Portali u-albania rihapet më 20 shtator dhe maturantët kanë tre ditë kohë për të aplikuar. “Sistemi i shfaq vetëm ato programe ku ka kuota të lira dhe ku ata plotësojnë kriterin e mesatares. Mesatarja 6.5 të mundëson të vazhdosh studimet në bachelor ose në programe të integruara, ata maturantë që kanë mesatare nën 6.5 kanë mundësi të aplikojnë për programe studimi dy vjeçare dhe programe të tjera që nuk kërkojnë mesatare si ato në fushën e arteve apo ato të sporteve.” Në këtë fazë pritet të aplikojnë rreth 7 mijë maturantë, në dispozicion të të cilëve janë rreth 14 mijë kuota të lira. ...