Përleshje masive mes dy familjeve turke jashtë një restoranti në Britani, grupet përdorën shpata, thika dhe shkopinj metalikë

Ky është momenti i tmerrshëm kur disa banda përdorin shpata, thika dhe shkopinj metalikë gjatë një përleshjeje shumë të frikshme jashtë një dyqani në Britaninë  e Madhe.

 

Shtatë persona janë arrestuar pas përleshjes që shpërtheu midis dy bandave familjare në një rrugë kryesore britanike të ngarkuar.

Burrat dhe një djalë adoleshent kanë pranuar rolin e tyre në përleshjen masive ku u përdorën thika, shkopinj metalikë dhe një shpatë jashtë një dyqani kebapësh dhe një dyqani ushqimesh.