Konferenca e Kartës së Adriatikut në Tiranë, gjenerali amerikan: Shqipëria, rol stabiliteti dhe sigurie në rajon

Konferenca e Kartës së Adriatikut në Tiranë, gjenerali amerikan: Shqipëria, rol stabiliteti dhe sigurie në rajon

Tirana mikpriti sot Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5). Konferenca u bashkëkryesua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Shqipërisë, Arben Kingji, shefi i Shtabit të FA të Bosnjë-Hercegovinës Gojko Knezevic dhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjeneral Alexus G. Grynkewich. Në fjalën e tij, gjeneral Grynkewich tha se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kanë treguar udhëheqje të vërtetë në rajon. Ai iu bëri thirrje dy vendeve që të vazhdojnë dhe të tregojnë angazhim për çuarjen përpara të sigurisë dhe stabilitetit nga të cilët të gjithë përfitojnë. Grynkewich tha më tej se “SHBA-Karta e Adriatikut është një forum i pazëvendësueshëm për të vazhduar dialogun strategjik drejt një Evropë të lirë, të sigurt dhe të begatë”. “Marrëdhëniet...