Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Papa Leoni komenton krizën në Ukrainë dhe agresionin rus: Polakët ndihen të rrezikuar
Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 18:35 Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1302-të, dhe n një deklaratë të fundit që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, Papa Leoni ka folur hapur mbi situatën e krijuar në lindje të Evropës, duke nënvizuar se “NATO nuk ka nisur një luftë”, ndërkohë që ka vënë në pah shqetësimet e vendeve fqinjë me konfliktin. ”Polakët janë të shqetësuar sepse ndiejnë se hapësira e tyre është pushtuar”,-tha Papa Leoni. ”Është një situatë shumë e tensionuar”. Deklarata vjen në një kohë kur Perëndimi dhe Kremlini po shkëmbejnë akuza të drejtpërdrejta mbi përfshirjen në konfliktin ukrainas.