Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis: Akti i tij i vetëmohimit u bë shembull i humanizmit

Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis: Akti i tij i vetëmohimit u bë shembull i humanizmit

Ledian Goka, shtetasi shqiptar që u shndërrua në hero në shtetin fqinj, pasi shpëtoi nga mbytja në lumë dy fëmijë në qershor, mori nënshtetësinë greke. Ai mori nënshtetësinë nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që e falenderoi për aktin heroik. “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, u shpreh Mitsotakis. Top Channel