Mitsotakis i jep shtetësinë greke Levian Gogës, shqiptarit që hyri në lum të shpëtojë dy fëmijë

Mitsotakis i jep shtetësinë greke Levian Gogës, shqiptarit që hyri në lum të shpëtojë dy fëmijë

Levian Goga, shqiptarit i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos, në qershor të vitit 2025 mori shtetësinë greke në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare greke Maksimu. Levian Goga dha betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos. Ky akt nderimi erdhi pasi Lendiani ndërhyri pa hezitim për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikoheshin të mbyteshin nga rrjedha e lumit, duke rrezikuar edhe veten për dy të miturit. “Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë,” u shpreh Kryeministri Mitsotakis menjëherë pas betimit. Levian Goga ishte gjithashtu i ftuar nderi në pritjen për përvjetorin e rivendosjes së...