Mesazhi
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët shqiptar mbi një mesash “smishing” që synon t’i mashtrojë me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas asaj që bën me dije AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues për kryerjen e pagesave online, ndërsa thekson për qytetarët se nuk duhet ta klikojnë linkun në fjalë dhe as të japin të dhënat e tyre. Institucioni bën të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin dhe bllokimin e faqes, me qëllim parandalimin e çdo dëmi të mundshëm.
Njoftimi i plotë i AKSK:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.
