Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Mesazhe me gjoba të rreme, AKSK apelon qytetarët: Bëni kujdes
                            Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 17:25 Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara. Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, në mënyrë që të minimizohet rreziku për qytetarët dhe të parandalohet çdo dëm i mundshëm. Ndërkohë, AKSK i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes të shtuar dhe të ndjekë këto këshilla: -Mos hapni linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve ose email-eve të panjohura. -Mos kryeni pagesa...