Raporti tronditës / Dy në çdo tre vdekje këtë verë u shkaktuan nga nxehtësia ekstreme, si po na vret kriza klimatike pa bërë zhurmë

Raporti tronditës / Dy në çdo tre vdekje këtë verë u shkaktuan nga nxehtësia ekstreme, si po na vret kriza klimatike pa bërë zhurmë

Ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor është bërë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën. Një analizë paraprake e kryer nga epidemiologë dhe shkencëtarë të klimës ka zbuluar se dy në çdo tre viktima nga vala e të nxehtit këtë verë në Europë u shkaktuan nga temperaturat ekstreme të nxitura nga ndryshimet klimatike. Studimi, i cili analizon të dhëna nga 854 qytete të mëdha europiane nga qershori në gusht 2025, tregon se 16,500 nga 24,400 vdekje të lidhura me të nxehtin janë rezultat i ngrohjes globale. Kjo përbën rreth 68% të totalit të vdekjeve në qytetet që përfshijnë gati një të tretën e popullsisë së Europës. Sipas shkencëtarëve, qytetet europiane ishin mesatarisht 2.2°C më të nxehta për shkak të emetimeve të gazrave serrë nga...