Kamberi kërkon komision hetimor në Serbi për vdekjen e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë jugosllave në vitet ’80

Kamberi kërkon komision hetimor në Serbi për vdekjen e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë jugosllave në vitet ’80

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të mërkurën se e ka dorëzuar një kërkesë për themelimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për t’i hetuar rastet e vdekjes së ushtarëve shqiptarë në ushtrinë e atëhershme jugosllave gjatë viteve ’80. Kamberi e bëri këtë kërkesë kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në një kohë kur Serbia po përgatitet për ta rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vend. Në kërkesë, Kamberi thekson se në Luginën e Preshevës ekziston shqetësim për thirrjen e mundshme të të rinjve shqiptarë për ta kryer shërbimin ushtarak, “pasi e kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve”. Në një njoftim në llogarinë e vet në Facebook, Kamberi kërkoi zbardhjen e vdekjeve të 135...