Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qeveria ”Rama 4”, do të ndërtohen 700 kilometra rrugë! Rijetëzim i hekurudhave, hapen aeroporti i Vlorës dhe Gjirokastrës
Kuvendi do të mblidhet nesër ( 18 shtator) në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ”Rama 4”. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa Rama do të prezantojë programin qeverisës. Infrastruktura mbetet një nga pikat kyçe dhe në mandatin e katërt synohet një transformim i mëtejshëm i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vend. Shefi i qeverisë premton të ndërtojë edhe 700 kilometra të tjera rrugë, duke përfunduar disa prej projekteve më strategjike për vendin. Rama më herët ka thënë se e gjithë infrastruktura që është ndërtuar dhe do të vijojë të ndërtohet është një infrastrukturë e standardeve evropiane. Në Asamblenë e PS-së, Belinda Balluku u rikonfirmua si zv.kryeministre dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Rama theksoi se...