Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Krijuan skeme piramidale online, Gjykata vendos: Burg për 4 të arrestuarit, 2 detyrim paraqitje
“Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kanë mbërritur në gjykatë rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy furgonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre. Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi. Seanca është ndërprerë pas gati tre orësh ndërsa vendimi është dhënë në orën...