Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FOTOT/ Trump i shoqëruar nga Melania shkojnë me helikopter në takimin me Mbretin Charles III
Princi dhe Princesha e Uellsit mirëpritën Donald dhe Melania Trump sot në Windsor, teksa vizita e dytë historike shtetërore e Presidentit amerikan nisi zyrtarisht. Princi William dhe Kate i pritën çiftin Trump në Walled Garden në pronën e Windsor-it, kur helikopteri presidencial Marine One mbërriti pak pas mesditës. Si pjesë e disa elementeve ceremonialë të kësaj vizite, helikopteri u ul në lëndinën e kopshtit privat në Home Park-un. William dhe Kate përshëndetën çiftin Trump dhe ecën një copë rruge me ta për të takuar Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla jashtë Victoria House, duke shënuar fillimin e vizitës. Mbretëresha kishte kaluar pasditen e djeshme duke pushuar në Kalanë e Windsor-it, pasi kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në varrimin e Dukeshës së Kentit në Katedralen Ëestminster...