Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skemat piramidale online, burg për 4 të arrestuarit, 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’
“Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kanë mbërritur në gjykatë rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy furgonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre. Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi. Seanca është ndërprerë...