Programi i qeverisë “Rama 4”: Paga minimale 500 euro, shteti do paguaj kontributet për 18 muaj për këtë rritje

Programi i qeverisë “Rama 4”: Paga minimale 500 euro, shteti do paguaj kontributet për 18 muaj për këtë rritje

Në vitin 2026 paga minimale në vend do të rritet nga 400 euro aktualisht në 500 euro. Kjo parashikohet në programin e ri qeverisës të socialistëve. Po ashtu në program thuhet se për 18 muajit e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë. Pra shteti do paguaj kontributet për diferencën mes 400 dhe 500 euro, në mënyrë që të mos rëndohet as punëdhënësi as punëmarrësi. “Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta”, thuhet në dokument. Kurse paga mesatare nga rreth 840 euro aktualisht, në dokument parashikohet të arrij në 1000 euro në vitin 2030, si dhe të vijohet me një tjetër reformë pagash në administratën...