Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasje në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët
Gazetarja Anila Hoxha ka hedhur dritë mbi një përplasje të brendshme brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila sipas saj u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Në një lidhje direke me emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, Hoxha tha se gjithçka nisi nga një propozim i anëtarit të KLP, Erind Mërkuri, i cili u dërgoi një email kolegëve ku sugjeronte ndryshime në rregulloren për mënyrën e votimit të kryeprokurorit të SPAK. Ligji parashikon që kreu i SPAK të zgjidhet me shumicë votash, por Mërkuri kërkoi që kjo shumicë të diskutohej nëse duhet të ishte “e cilësuar” apo jo. “Ky sugjerim ndezi një debat të brendshëm dhe u mbajt jashtë rendit të ditës në mbledhjen e sotme të KLP-së. Në fakt, nuk u...