Spanja heq mbi 50.000 shtëpi pushimi nga platformat online: Po prishin tregun

Spanja heq mbi 50.000 shtëpi pushimi nga platformat online: Po prishin tregun

Në mesin e një krize strehimi që përkeqësohet nga viti në vit, qeveria spanjolle ka vendosur të kalojë në veprime konkrete, duke nisur me heqjen e mbi 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga platformat online. Këto apartamente së shpejti do të përfshihen në tregun e rregullt të pasurive të paluajtshme dhe do të jenë në dispozicion të “të rinjve dhe familjeve të vendit tonë”, tha kryeministri Pedro Sánchez në një aktivitet partiak. Sipas Sánchezit, këto janë apartamente që kanë aplikuar për numrin e detyrueshëm të regjistrimit që nga 1 korriku, por nuk e kanë marrë atë, sepse nuk i plotësojnë kërkesat ligjore. Në shumë prej këtyre akomodimeve, janë zbuluar me mijëra parregullsi. Sipas RTVE, ka një numër veçanërisht të lartë rastesh në Sevilje (2.289), Marbeja...