Krimet nga Elbasani në Durrës/ Rrëfimi ekskluziv në “Inside Story” që zbardh Nuredin Dumanin

Krimet nga Elbasani në Durrës/ Rrëfimi ekskluziv në “Inside Story” që zbardh Nuredin Dumanin

Programi Inside Story vijon në puntatën e kësaj të mërkure me serinë e dytë të dokumentarit ‘Dumani, zëri i një vrasësi’. Pas zbulimit të hapave të parë të Nuredin Dumanit në botën e krimit, kjo seri sjell përplasjen e përgjakshme mes bandave. Në dëshmitë e radhës që zbulohen ekskuzivisht nga Top Channel, bashkëpunëtori i drejtësisë sjell prapaskenat e krimeve që tronditën trekëndëshin Elbasan-Peqin-Durrës. Rrëfime pa doreza që rrëzuan nga mbretërimi disa prej grupeve më të rrezikshme në vend. Miqësitë e shndërruara në armiqësi të egra, tradhtitë brenda grupeve dhe influencat e formave të ndryshme. Si u shndërrua Dumani në epiqendrën e porosive për vrasje me pagesë dhe a po shkojnë drejt çmontimit të tjera banda të rrezikshme…?! Top Channel