Nesër prezantohet në Kuvend. Zbulohet programi i qeverisë “Rama 4” (Dokumenti i plotë)

Nesër prezantohet në Kuvend. Zbulohet programi i qeverisë “Rama 4” (Dokumenti i plotë)

Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë “Rama 4”. Seanca mund të zgjasë deri të premten, ndërsa kryesocialsiti Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës. KOHA JONË ka siguruar edhe programin që Rama do të prezantojë ditën e nesërme, me pika që janë prezantuar edhe gjatë fushatës, ku prioritet mbetet procesi i integrimit, deri tek infrastruktura, arsimi, shëndetësia, rritja e pagave apo pensionet. Programi bazohet në tre shtylla, Shqipëria Europiane, Rritja ekonomike e qëndrueshme, Mirëqenie për të gjithë. “Shqipëria Europiane është shtylla e parë dhe busulla që i jep drejtim çdo reforme. Anëtarësimi nuk është vetëm objektiv diplomatik, por proces transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin digjital, rrit integritetin e administratës, garanton sigurinë publike...