Sekretet e miqësisë 30-vjeçare mes Mbretit Charles dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Trump

Sekretet e miqësisë 30-vjeçare mes Mbretit Charles dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Trump

Ndryshe nga shumica e anëtarëve të delegacionit të Presidentit Donald Trump, për Scott Bessent vizita shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar nuk është një rast unik për t’u afruar me familjen mbretërore. Përkundrazi, ky është thjesht kapitulli i fundit i një miqësie të gjatë dhe të jashtëzakonshme. Sekretari amerikan i Thesarit, 63 vjeç, ka lidhje të ngushta me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën që datojnë prej më shumë se tre dekadash, duke përfshirë edhe rolin e tij në ndihmën për daljen publike si çift të tyre, pasi u bë një nga të besuarit e tyre më të afërt. Bessent takoi për herë të parë princin Charles në vitin 1990, në rezidencën madhështore të një të afërmi të ngushtë në Charleston, gjatë një vizite mbretërore në Karolinën e...