Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
U rrëzua në greminë teksa po eksploronte Valbonën, gjendet pas disa orësh kërkime trupi i turistit holandez
Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 09:48 Pas një operacioni të gjatë kërkim-shpëtimi, është gjetur trupi i pajetë i një turisti holandez, i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e djeshme teksa eksploronte zonën malore të Qafës së Valbonës në Tropojë. Turisti, F. D., 27 vjeç, ishte duke lëvizur në një grup me turistë të tjerë kur dyshohet se ka rënë nga një terren i thepisur malor. Njoftimi i Policisë: Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim mbrëmjen e djeshme, se një turist holandez, duke eksploruar zonën me disa turistë të tjerë, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, kishte rënë nga një terren i thepisur malor. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor...