Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skemat piramidale online, të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Fierit, do të njihen me masat e sigurisë
Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 6 të arrestuarit, të rënë në pranga nga blutë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë. Këta shtetas kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “ Mashtrim Kompjuterik” Operacioni u shtri në disa qytete të vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier. Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të...