Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vdiq aksidentalisht në Alpe, nxirret nga humnera trupi i turistit holandez
Ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria, të ndihmuar dhe nga banorë vendas kanë mundur të nxjerrin nga humnera trupin e turistit holandez që humbi jetën mbrëmjen e së martës. Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Alpeve dhe pikërisht në shtegun që lidh Thethin dhe Valbonën. Sipas raportimeve, grupi i turistëve nuk kishte marrë një guidë të licencuar dhe po kalonte në këtë rrugë të vështirë, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe ra nga një lartësi tepër e madhe. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje. Po ashtu, për shkak të situatës në zonë u dërgua dhe një helikopter. Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas...