Mot me alternime vranësirash, ja parashikimi për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.
Deti do të ketë valëzimin e forcës 1-3 ballë.

Top Channel