Sherr për motive pronësie mes kushërinjsh në Tiranë, nën hetim dy persona

Sherr për motive pronësie mes kushërinjsh në Tiranë, nën hetim dy persona

Një konflikt për motive pronësie në zonën e Freskut ka përfunduar me dhunë fizike ndaj një shtetasi dhe ka çuar në nisjen e procedimeve penale ndaj tre personave, si dhe në shpalljen në kërkim të njërit prej tyre. Sipas Policisë së Tiranës, shtetasi S. A., 27 vjeç, së bashku me kushëririn e tij P. A., 33 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Paraditen e sotme. Gjithashtu, dyshohet se S. A., 52 vjeç, ka kanosur viktimën nëpërmjet telefonit. Në përfundim të veprimeve proceduriale, dy prej të dyshuarve (P. A. dhe S. A., 52 vjeç) janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa S. A., 27 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij dhe bllokimin e automjetit me të cilin u...