Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

Kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.

Berisha i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.

Postimi i plotë i Berishës:

CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €

Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura

Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare

Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua

Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua

Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër

Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.