Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PAMJE TË RËNDA/ Turisti denoncon ngjarjen barbare në Durrës: Policët më përcollën, me thoshin nuk flet kush gjuhë të huaja këtu
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ nga shtetasi austriak me origjinë rumune, Dirnstorfer Alexandru Christian, i cili prej mbi 30 vitesh jeton në Austri. Pushimet e tij dyjavore në Durrës, të planifikuara me bashkëshorten dhe djalin 16-muajsh që vuan nga probleme shëndetësore, janë kthyer në makth. Sipas dëshmisë së Christian, një ditë para nisjes së planifikuar, teksa ndodhej në bulevardin e qytetit me familjen, ai u sulmua brutalisht nga disa persona për afro 30 minuta. ‘U godita me shkopinj bejsbolli në kokë, më futën një kaçavidë në ballë dhe më morën dokumentet, telefonin dhe orën. Nga qafa më shqyen dy varëse floriri. Kam hundën e thyer në dy vende dhe gjithë trupin e mbushur me mavijosje’, - rrëfen ai. Turisti...