Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Telefonat në shkolla, Suedia vendos ndalimin nga vjeshta 2026
Suedia ka ndërmarrë një hap drastik për të përmirësuar kushtet e të nxënit dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla: duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, në vjeshtën e vitit 2026, përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet në të gjitha shkollat e vendit. Sipas vendimit të qeverisë, rregulli do të jetë i detyrueshëm për nxënësit nga mosha 7 deri në 16 vjeç dhe do të zbatohet jo vetëm gjatë orëve mësimore, por edhe në aktivitetet pas-shkollore. Institucionet arsimore do të kenë detyrimin t’i mbledhin telefonat e fëmijëve në fillim të ditës dhe t’ua kthejnë vetëm në përfundim të mësimit. Kjo nismë është pjesë e një pakete më të gjerë reformash të prezantuara të martën, që përfshijnë edhe rishikimin e kurrikulës, sistemit të vlerësimit si...