Kabineti i “qokave”, Peleshi “shkrin ne grup”, stafin e Spiropalit

Kabineti i “qokave”, Peleshi “shkrin ne grup”, stafin e Spiropalit

Gazetarja Esiona Konomi ka treguar një rast flagrant se si zyrtarët e lartë të Qeverisë, i përdorin pozicionet e punës së kabinetit të tyre për “qoka”, që paguhen me lekët e taskapaguesve shqiptarë dhe nuk kryejnë funksione reale. Më konkretisht bëhet fjalë për stafin e ish kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, i cili është shkarkuar me “urgjencë” nga kryeparlamentari i ri, Niko Peleshi. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Konomi shkruan se ish-banorja e “Big Brother Vip”, moderatorja Zhaklina Gjolla, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses së kabintetit të Spiropalit, nuk ka patur kurrë komunikim me gazetarët, por paguhej vetëm për të bërë “reels-sa” të bukur për rrjetet sociale të ish-kryeparlamentares. Në listë figuron edhe ish-reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ish eurodeputeti Knut Fleckenstein,...