Trump i paditi në gjykatë për shpifje, New York Times: Nuk frikësohemi nga taktika të tilla

Trump i paditi në gjykatë për shpifje, New York Times: Nuk frikësohemi nga taktika të tilla

New York Times ka denoncuar “një përpjekje për të heshtur dhe dekurajuar gazetarinë e pavarur”, duke iu përgjigjur një padie për shpifje të ngritur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump kundër gazetës, duke kërkuar 15 miliardë dollarë dëmshpërblim, disa ditë pasi gazeta botoi artikuj rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein. “New York Times nuk do të frikësohet nga taktika të tilla”, shkruhet në deklaratën e gazetës amerikane. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë faktet pa frikë ose paragjykime dhe do të mbrojmë të drejtën e gazetarëve sipas Amendamentit të Parë për të bërë pyetje në emër të popullit amerikan”, tha gazeta. Trump paditi New York Times, katër gazetarë të saj dhe botuesin Penguin Random House të martën, duke kërkuar të paktën 15 miliardë dollarë,...