Trump në Angli, vizita tre-ditore e Presidentit amerikan me ftesë të monarkut britanik

Trump në Angli, vizita tre-ditore e Presidentit amerikan me ftesë të monarkut britanik

Në një fjalim në vitin 1848 në Parlamentin britanik, ish-kryeministri i atëhershëm Lordi Palmerston do deklaronte se “ne nuk kemi miq dhe armiq të përhershëm, por interesa të përhershme”. Kjo thënie më pas u adoptua nga diplomati legjendar amerikan Henry Kissinger. Pak a shumë kjo linjë diplomatike autentike britanike vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe kryeministri Sir Keir Starmer nuk ka si t’i ikë kësaj aksiome edhe në prag të vizitës së dytë zyrtare të presidentit Trump në Londër, e para për një kryetar shteti. Vetëm një kryeministër britanik mund t’i ofrojë një presidenti amerikan, një filobritaniku si Trump në thelb, pompozitetin dhe ceremonitë protokollare nëpër kështjellat mbretërore të ofruara nga monarku britanik Charles. Vizita e Starmerit, i ftuar në shkurt, në Zyrën Ovale,...