Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Opozita refuzoi të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Klosi: Doni dhe 10 ditë pushime, s’kemi kohë për të humbur
Sekretari i Përgjithshëm i Socialiste, Blendi Klosi, i është kundërpërgjigjur akuzave të demokratëve, të cilët kundërshtuan miratimin e ndryshimit të rregullores së Kuvendit. “Shqiptarët e dinë shumë mirë sesi funksionon parlamenti, e dinë historinë e këtij parlamenti ashtu siç e dinë shumë mirë që kjo mazhorancë ka ardhur me votën legjitime të 11 majit. Në zgjedhje ne dolëm me një fjalë të vetme, brenda 2027 do mbyllim negociata, sot ndodhi një nga këto hapa. Në 2030 do ta fusim Shqipërinë në BE, dhe ky është synimi jonë, dhe duhet të ecim shpejt. Këta kërkojnë ‘hajt ta shtyjmë dhe 10 ditë se duam dhe 10 ditë diskutime, 10 ditë pushime’. Janë këtu për të përfaqësuar qytetarët dhe ne nuk kemi kohë për të humbur. Të vijnë...