Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shuhet Robert Redford legjenda e kinemasë amerikane
Robert Redford, aktori karizmatik dhe regjisori fitues i çmimit “Oscar”, është ndarë nga jeta të martën, në moshën 89-vjeçare. Ai u konsiderua një nga figurat më të mëdha të Hollywood-it, por shpesh shmangu statusin e “yllit” për t’iu përkushtuar kauzave që i çmonte. Redford u bë i njohur për interpretimet e tij brilante në filma që tashmë janë pjesë e historisë së kinemasë, si “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “All the President’s Men. Përveçse aktor i shkëlqyer, ai u dallua edhe si regjisor, duke realizuar filma të vlerësuar nga kritika, përfshirë “Ordinary People”, që i solli çmimin “Oscar” për regjisorin më të mirë, si dhe “A River Runs Through It”. Pasioni i tij për artin e filmit e çoi në krijimin e Institutit...