Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidenti me disa të plagosur në aksin Fier-Lushnjë, ndërron jetë 60-vjeçarja
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”. Ngjarja ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën me pasoja tragjike. Fillimisht u raportua për tre persona të lënduar, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por mësohet se një prej tyre, shtetasja Marjana Kovaçi, rreth 60 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Forcat e policisë rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës dhe devijimin e qarkullimit, i cili për disa minuta u paralizua për shkak të grumbullimit të automjeteve në të dyja drejtimet. Aktualisht qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, nën drejtimin e patrullave të...